Ylli Adam Levine është i vendosur të përmirësojë raportin me gruan e tij, Behati Prinsloo, pasi ai u akuzua publikisht për tradhti.
Të martën, Levine theu heshtjen mbi akuzat e shumta se e tradhtoi bashkëshorten e tij, Prinsloo, dhe burime të shumta i thanë People se ai po përpiqet me çdo kusht për të rregulluar gjërat.
Në postimin e tij, muzikanti mohoi akuzat, por e pranoi se e “ka kaluar kufirin”.
Një burim i tha People se Adam e di se sjellja e tij ishte e papërshtatshme, por po përpiqet të rregullojë gjithçka. Sipas këtij burimi, Levine nuk do divorc.
Të hënën, modelja e Instagramit, Sumner Stroh përmes një videoje që u bë virale në TikTok tha se ishte në lidhje njëvjeçare me Levine./UBTNews/