Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se ministria që ai ka drejtuar ka qenë me e prekura në buxhet për shkak të pandemisë. Ai ka thënë se këtë vit ka ndodhur një zhbllokim me BERZh-in për disa projekte të cilat kanë qenë të bllokuara që disa vjet.
Bashkëpunimin për disa projekte me komunën e Prishtinës e ka përmendur si të arritur për këtë vit. Hekurudhat e Kosovës ka qenë një nga sektorët që Abrashi tha kanë që të angazhuar.
“Kemi punuar edhe me INFRAKOS-in që do të ndryshojmë aspektin ligjor, që INFRAKO-s t’i përgjigjet më shumë ministrisë”, deklaroi ai.
Sipas tij, pjesa e dytë e rehabilitimit të hekurudhës nga Fushë-Kosova do të fillojë nga viti i ardhshëm.
Abrashi ka thënë se i kanë kushtuar rëndësi edhe zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit ku ka përmendur autostradën e paqes Besi-Merdare, ku për të tha se kanë aplikuar për kredi ne BERZh.