Miliarderi rus, Roman Abramovich ka ngritur padi ndaj Këshillit të Bashkimit Evropian. Ish-pronari i klubit Chelsea paraqiti padinë të martën në gjykatën e përgjithshme të BE-së.
Këshilli i BE-së sanksionoi Abramovich-in, i cili ka nënshtetësi ruse, izraelite dhe portugeze, si pjesë e një grupi masash që synojnë Rusinë dhe aleatët e Vladimir Putinit. Ai është një nga oligarkët rusë që iu ndalua udhëtimi dhe iu ngrin asetet në muajin mars. Në atë kohë, blloku tha se ai ka “qasje të privilegjuar me presidentin [rus] dhe ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me të”, gjë të cilën Abramovich e ka mohuar vazhdimisht.
Oligarku u detyrua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të shesë klubin e Premierligës, Chelsea, pasi ai u sanksionua në fillim të këtij viti për “pushtimin brutal dhe barbar të Putinit”./UBTNews/