Roman Abramovich dhe Qeveria e Britanisë së Madhe kanë gjetur një rezolutë ligjore që tani duhet të çojë në shitjen e klubit të Chelseat, raporton agjencia e lajmeve “PA”.
Avokatët e Abramovich dhe Qeverisë në fjalë thuhet se kanë gjetur gjuhë të përbashkët se si të trajtojnë borxhin prej 1.8 miliard eurosh të klubit londinez ndaj pronarit të tij.
Abramovich ka dashur ta shlyejë atë borxh që kur e nxori Chelsean në shitje më 2 mars, por sanksionet e qeverisë britaneze e bllokuan atë proces, duke ngirë llogaritë e biznesmenit rus.
Shefat e qeverisë mendohet se ishin të brengosur se Abramovich do të refuzonte premtimin e tij për të hequr dorë nga këto kredi, pavarësisht garancive dhe planifikimeve të detajuara nga pronari i Chelseat.
Sidoqoftë, biznesmeni rus dhe avokatët e tij tani janë optimistë që oferta e tyre do të pranohet nga “Downing Street”.
Miratimi i Qeverisë së Britanisë së Madhe për shitje duhet të japë gjithashtu dritën e gjelbër për planin e Abramovich që të ardhurat nga shitja e klubit ti dhurohen një fondacioni të ri bamirësie për viktimat e luftës së Ukrainës ndaj agresorit rus.