UBT News

Abramovich akuzohet për fluturimin e avionëve në Rusi pa licencë

Autoritetet amerikane kanë akuzuar biznesmenin rus Roman Abramovich për fluturimin e dy avionëve me origjinë amerikane drejt Rusisë, pa licencë.

Prokurorët federalë tani po kërkojnë të kapin dy avionët, sipas dokumenteve të gjykatës.

Licenca kërkohet për shkak të sanksioneve që SHBA ka vendosur ndaj Moskës si përgjigje ndaj pushtimit të saj në Ukrainë.

Abramovich ka qenë objektivi i sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar. Sanksionet goditën edhe klubin e futbollit Chelsea të cilin ai e zotëronte, dhe si rezultat vendosi ta shiste./UBTNews/

Exit mobile version