Këngëtarja Britney Spears njoftoi se ka abortuar vetëm një muaj pasi dha lajmin për shtatzëninë.
Këngëtarja i njoftoi ndjekësit e saj në Instagram se ajo dhe partneri i saj, Sam Asghari, e humbën “foshnjën e tyre”.
Lajmi vjen disa muaj pasi ajo i shpëtoi një marrëveshjeje ligjore që i dha babait të saj kontroll mbi shumë aspekte të jetës së saj, duke përfshirë shëndetin e saj riprodhues.
40-vjeçarja që ka dy fëmijë, kishte deklaruar më parë se dëshiron të krijojë familje me Asgharin./UBTNews/