Shkrimtari tanzanian, Abdulrazak Gurnah fitoi Çmimin Nobel për Letërsi “për depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve“.
Çmimi u dha nga Akademia suedeze dhe ka vlerën 1.14 milionë dollarë.
73-vjeçari është autor i dhjetë romaneve, e ndër më të njohurat është “Parajsa”. Kjo vepër u publikua në vitin 1994, dhe rrëfen ngjarjen e një djali që u rrit në Tanzani në fillim të shekullit të XX dhe fitoi Çmimin “Booker”.
Gurnah, u lind në Zanzibar në vitin 1948. Ai jeton në Britani të Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit./UBTNews