UBT News

Abazoviq pozitiv me COVID-19

Drejtuesi i Lëvizjes “URA” në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi, njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviq njoftoi se është izoluar.

“Pas testimit ​​që bëra dola se isha pozitiv me koronavirus. Ndihem mirë, jam në vetizolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta”, shkroi ai në Twitter./UBTNews

Exit mobile version