Drejtuesi i Lëvizjes “URA” në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi, njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviq njoftoi se është izoluar.
“Pas testimit që bëra dola se isha pozitiv me koronavirus. Ndihem mirë, jam në vetizolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta”, shkroi ai në Twitter./UBTNews