UBT News

Aaron Rodgers pas ndarjes nga Shailene Woodley: Dhurata më e rrallë është dashuria!

Ylli i NFL, 38, ndau disa thënie frymëzuese në Story-n e tij në Instagram më pak se një javë pasi anuluan fejesën me aktoren Shailene Woodley, përcjell UBT News.

“Dhurata më e rrallë që mund të jepni është dashuria”, filloi citati, nga folësi motivues, Aubrey Marcus.

“Unë të dua pavarësisht se çka, ashtu siç je, dhe je gjithmonë e falur”, vazhdon ai. “Nuk pres asgjë dhe jam mirënjohës për gjithçka. Unë të jap vetëm të vërtetën”, thuhet mes tjerash.

‘Fjalët kuptimplote’ erdhën vetëm disa ditë pasi dyshja i dha fund fejesës me Woodley, 30 vjeç.

Një burim i afërt me Rodgers i tha revistës People javën e kaluar se ndarja e tyre ishte “miqësore”.

“Ata janë njerëz shumë të ndryshëm me karriera të zëna dhe kishte pengesa që ata nuk mund t’i kapërcenin”, tha burimi i brendshëm, duke shtuar se“ata do të mbeten miq. Thjesht nuk funksionoi për ta”.

Fansat vunë re se lidhja mund të ketë përfunduar në dhjetor kur aktorja nuk u duk se u bashkua me Rodgers për festimet e ditëlindjes së tij.

Një person i brendshëm i tha People në atë kohë se ata ishin “ende bashkë” por kishin “një marrëdhënie të ndryshme”. Burimi vuri në dukje se ata nuk postojnë për ditëlindjet e njëri-tjetrit sepse janë thjesht “shumë privatë”. Ata gjithashtu thuhet se nuk ranë dakord për çështjet politike.

Ndarja erdhi një vit pasi çifti konfirmoi fejesën e tyre në shkurt 2021./UBTNews/

Exit mobile version