Reperi amerikan, A$AP Rocky e ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me superyllin Rihanna. A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers – në një intervistë dhënë për revistën GQ, deklaroi se “Rihanna është dashuria e tij e jetës”.
Ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje rreth lidhjes së tyre, por kur u pyet rreth asaj se çfarë ndjenje është të jesh në lidhje dashurie, reperi tha se “jeta është më e bukur kur e gjen të duhurën”.
Madje duket se çifti ka edhe plane për familje.
“Mendoj se do të isha një baba i mrekullueshëm mbi të gjitha”, deklaroi ai mes tjerash në këtë intervistë.
Duke mos lënë anash as karrierën profesionale, reperi zbuloi se së shpejti pritet të publikohet albumi i tij dhe tregoi se Rihanna i ndihmoi në realizimin e këtij albumi.
Për vite të tëra qarkulluan thashetheme për një lidhje dashurie mes tyre, por dyshimet u rritën edhe më shumë në vitin 2020, kur Rihanna u nda nga ish-i dashuri i saj, miliarderi Hassan Jameel, në janar të 2020-ës./UBTNews