Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, lidhur me ato që i cilëson si vendime antikushtetuese të nxjerra nga Qeveria në detyrë.
Dorëzimi zyrtar i këtij kallëzimi është paralajmëruar të bëhet në orën 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve, përfaqësuesit e Aleancës pritet të mbajnë një deklaratë për medie, ku do të shpalosin detaje shtesë rreth pretendimeve të tyre dhe përgjegjësive që kërkojnë të hetohen nga organet e drejtësisë. /Ekonomia Online/
