Edhe pse grupet parlamentare ende nuk janë zyrtarizuar, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi se deputeti goran, Adem Hoxha, nuk do të jetë pjesë e këtij grupi, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët.
Arsyeja është se ai votoi sot kundër qëndrimit të grupit, duke i dhënë votën një kandidati nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Adem Hoxha më herët ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.
Nëse i bashkohet sërish kësaj liste, ajo do të ketë gjithsej 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.