UBT News

A u hakua koncerti lamtumirës i Elton John? Në titrat përmbyllës shihet emri i Donald Trump

Fansat e këngëtarit mbetën të hutuar ndërsa shikonin koncertin e lamtumirës të Elton John në stadiumin Dodger, të dielën mbrëma kur fjalët “Donald Trump” u shfaqën në titrat përmbyllës gjatë performancës së tij.

75-vjeçari shënoi mbylljen e turneut të tij “Goodbye Yellow Brick Road” të dielën, i cili ishte turneu i tij i fundit koncert amerikan. Shumë fansa kanë postuar në Twitter foto nga momenti kur emri i ish-presidentit u shfaq në ekranet e tyre televizive, edhe pse këngëtari nuk e tha kurrë emrin e tij. Koncerti u transmetua në DisneyPlus.

“Titulli në këtë koncert të Elton John thoshte, ‘Donald Trump’ për një minutë të plotë” vuri në dukje një fans i tronditur, ndërsa një tjetër tha: “Disney pse fjalët Donald Trump u shfaqën rastësisht në titrat e koncertit të @eltonofficial?? #EltonJohn#EltonFarewellTour#DonaldTrump”.

Pas transmetimit të koncertit pati shumë reagime të ngjajshme të fansave, të habitur me atë që ndodhi, e që dyshohet se transmetimi ishte i hakuar.

Kujtojmë se më 2016, Elton John ka kundërshtuar përdorimin e këngëve të tij “Rocket Man” dhe “Tiny Dancer” në mitingjet politike të Trump. Ai vuri në dukje se ndërsa pikëpamjet e tyre politike ishin shumë të ndryshme, dhe nuk kishte asgjë personale me të./UBTNews/

Exit mobile version