Në të gjithë Azinë, vaksinat kineze kanë luajtur një rol vendimtar në imunizimin e njerëzve kundër COVID-19, me miliona njerëz që marrin dozën e vaksinës Sinovac ose Sinopharm.
Por, javët e fundit janë rritur shqetësimet në lidhje me efikasitetin e tyre. Disa vende aziatike që i bënë vaksinat kineze një pikë kryesore në programet e tyre të imunizimit kanë njoftuar se do të përdorin vaksina të tjera.
Masa ka ngritur pikëpyetje, jo vetëm nëse mund të besohet në vaksinat e Kinës, por gjithashtu edhe në lidhje me përpjekjet e saj për diplomacinë e vaksinave në Azi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Javën e kaluar, Tajlanda njoftoi se po ndryshonte politikën e saj të vaksinave, kështu në vend që të marrin dt doza Sinovac, qytetarët atje do të marrin një përzierje të Sinovac dhe AstraZenecas.
Punonjësit e shëndetësisë të cilët tashmë janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac do të marrin një dozë tjetër si përforëcuese.
Gjithashtu edhe Indonezia njoftoi se do të bënte një veprim të ngjashëm.