Rusia me sa duket po përzihet në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe kjo mund të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Organizata jofitimprurëse CeMAS ka zbuluar fushatën e njohur si ‘Doppelgänger’ (Sozia) e cila përhap përmbajtje të rreme. Qëllimi i saj është të mbështesë partinë e djathtë ekstreme AfD dhe të diskreditojë rivalët e saj.
Si funksionon kjo?
‘Doppelgänger’ klonon faqet reale të mediave duke blerë domene të ngjashme dhe duke imituar dizajnin. Artikujt e falsifikuar shpërndahen në rrjet. Kjo fushatë u përqendrua në narrativat rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, tani fokusohet në diskreditimin e Perëndimit dhe në nxitjen e frikës për ekonominë. CeMAS thotë se muajin e fundit ka identifikuar qindra postime në gjuhën gjermane në platformën X, dikur Twitter, që promovojnë versione të falsifikuara të mediave si “Der Spiegel” apo gazeta “Welt”.
Ç’lidhje ka kjo me Ballkanin Perëndimor?
Nëse AfD fiton më shumë mbështetje në Gjermani, shkakton efekt zinxhir në Evropën Juglindore përfshirë Ballkanin Perëndimor, kjo dobëson BE-në, të përhapë ekstremizmin e djathtë, të rrisë varësinë nga energjia ruse dhe të hapë rrugën për edhe më shumë dezinformim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së ‘Doppelgänger’ drejtohet nga dy agjenci: “Struktura” dhe “Social Design Agency”. Rusia vazhdimisht e mohon përfshirjen e saj në fushata të tilla. /UBT News/