Neymar thotë se do të dëshironte të qëndronte te kampioni francez, Paris Saint-Germain, e kjo pavarësisht se rrallëherë ka justifikuar pagesën e tij rekord prej 222 milionë eurosh dhe mes thashethemeve se klubi do të donte që ai të largohej.
Braziliani 30-vjeçar nënshkroi një zgjatje të kontratës së tij vitin e kaluar duke e çuar atë deri në vitin 2025.
Megjithatë, një tjetër sezon e gjen lojtarin të dëmtuar nga lëndimi, dhe kjo ka vënë në pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në klubin në pronësi të Katarit.
E përditshmja sportive franceze L’Equipe pohoi në edicionin e së mërkurës se PSG “nuk do të ishte kundër largimit të Neymar”.
Ish-ylli i Barcelonës tha se nuk kishte dëgjuar thashethemet për largimin e tij nga klubi.
“Nuk kam dëgjuar gjëra të tilla deri më tani, por nga ana ime, e vërteta është që unë dua të qëndroj”, tha ai./UBTNews/