UBT News

A ndikon pastërtia e mbulesave për një gjumë të shëndetshëm?

A e dini se një person mesatar i lan çarçafët vetëm çdo dy javë, dhe një në tre persona i lajnë çarçafët vetëm një herë në vit?

Një studim i kohëve të fundit nga Hammonds Furniture zbuloi faktin e pabesueshëm se 30 për qind e britanikëve lajnë shtratin e tyre çdo 12 muaj.

“Mesatarisht, rekomandohet që ta bëjnë këtë një herë në javë dhe gjatë muajve të verës, kur djersitja u shtohet, deri në dy herë në javë”, shpjegon Molly Freshwater për portalin Liverpool Echo.

Mjeku Kyle Grant, gjithashtu themeluesi i lavanderisë së qëndrueshme Oxwash, pajtohet me mendimin e saj.

Ai thekson rëndësinë e larjes më të shpeshtë gjatë alergjive, sepse, siç shpjegon ai, në shtrat grumbullohen alergjenë, gjë na e vështirësojë gjumin dhe të ulin cilësinë e gjumit.

“Ne kalojmë gati dhjetë orë në ditë në shtretërit tanë, ndaj është shumë e rëndësishme që vendi ku shtrihemi të jetë i pastër. Unë personalisht këshilloj të lani të paktën çdo javë, ndoshta dhjetë do të ishte maksimumi. Gjatë sezonit të alergjive, do të ishte mirë të mendoni t’i lani çarçafët një herë në javë në mënyrë që ato të jenë pa polen, si dhe nga pluhuri dhe grimcat e tjera që shpesh përkeqësojnë simptomat”, shton ai.

Ekspertët theksojnë se për një gjumë të shëndetshëm nuk është e rëndësishme vetëm sa shpesh lajmë çarçafët, por edhe në çfarë temperature e bëjmë këtë. Sipas tyre, larja e nxehtë, pra larja në temperatura të larta, është zgjidhja më e mirë.

“Në një studim, shkencëtarët zbuluan se larja e çarçafëve në temperatura të nxehta ishte më efektive në heqjen e gjurmëve të polenit, kështu që kur i lani ato, sigurohuni që të jetë 40 gradë ose më e lartë, idealisht 60 gradë”, shpjegon Grant.

Exit mobile version