Thashethemet ‘fluturuan’ se modelja Bella Hadid u largua nga brendet me famë botërore Louis Vuitton, Dior si përgjigje e saj që mori pjesë në një protestë pro-Palestinës në Brooklyn më 15 maj 2021.
Sipas faqes aktiviste të modës Diet Prada, “Burime të shumta brenda LVMH, të cilët deshën të mbesin anonim, kanë konfirmuar që Dior po qëndron pranë Hadid, e cila ka qenë fytyra e Dior Beauty që nga maji i vitit 2016”, thuhet në njoftim.
Sipas një burimi të Diet Prada, LVMH planifikon të mbajë një qasje neutrale ndaj këtyre çështjeve, por nuk do e anulojë kontratën e Hadid për shkak të aktivizmit të saj.
Duke vënë në dukje fuqinë e protestës së Black Lives Matter 2020 globalisht, një burim anonim vuri në dukje, “Shumë njerëz brenda kompanisë janë mbështetës të asaj që po ndodh për shkak të BLM”.
Ndërsa një burim tjetër shtoi se, “Vdekja e George Floyd ka kontribuar drejtpërdrejt në njerëzit që flasin për padrejtësitë në të gjithë botën. Njerëzit kanë duruar mjaft”.
As Louis Vuitton dhe as Dior nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në përgjigje të këtyre thashethemeve. Vajza e modeles holandeze Yolanda Hadid dhe zhvilluesit palestinez të pasurive të patundshme Mohamed Hadid, Bella Hadid u paraqit faqen zyrtare të Dior në Instagram më 26 mars 2021 me një postim që promovonte fondacionin Dior.
Pas protestës në Brooklyn, Hadid në Instagram publikoi fotot e saj të pranishme në këtë ngjarje me mbishkrimin, “Kjo është se si zemra ime po ndihet .. Të jem në një vend me këta palestinezë të bukur, të zgjuar, të respektueshëm, të dashur, të mirë dhe bujar… ndihem e plotë! ‘Free Palestine’ deri sa Palestina të jetë e lirë!”
Kjo nuk është hera e parë që Bella Hadid ka foluar për këtë temë. Ajo është parë edhe më herët duke protestuar për të drejtat e palestinezëve./UBTNews