UBT News

A mundet reduktimi i prodhimit të plastikës të lehtësojë krizën energjetike?

Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashëndetshme, është dokumentuar fare mirë tashmë. Është një marrëdhënie që ne e marrim si të mirëqenë dhe nga e cila luftojmë për të ecur përpara, pavarësisht natyrës së saj shpesh toksike. Por edhe dihet pak për të.

Të gjeturat që u publikuan të martën nga lëvizja globale Break Free From Plastic dhe Qendra joqeveritare për Ligjin Ndërkombëtar të Mjedisit (CIEL) tregojnë dinamikën në lojë. Gjithashtu përdorimi i pakët i plastikës përkthehet në më shumë energji për të ngrohur shtëpitë.

Në studimin e tyre “Dimri po vjen: plastika duhet të zhduket”, CIEL dhe Break Free From Plastic, e cila numëron më shumë se 1 mijë e 900 OJQ në mesin e anëtarëve të saj, thonë se zvogëlimi i plastikës dhe ambalazheve për një përdorim është një hap konkret që mund të marrin vendimmarrësit për të kontribuar në përpjekjet e përgjithshme për të reduktuar konsumin e karburanteve fosile. Autorët thonë se është koha që Bashkimi Evropian të përballet me plastikën.

Lidhja mes gazit, naftës dhe plastikës

E nxjerrë nga lëndët djegëse fosile, të prodhuara në procese intensive të energjisë dhe nëse hidhet, digjet apo riciklohet pas përdorimit, plastika shkon krah për krah me emetimet në çdo fazë të jetës së tyre. Megjithatë, prodhimi i tyre në Evropë u rrit nga 0.35 në 55 milion ton midis 1950 dhe 2020, dhe plastika është tregu më i madh i industrisë petrokimike të BE-së.

Sipas raportit të së martës, në vitin 2020 gati 15% e gazit të përgjithshëm të BE-së dhe 14% e konsumit të naftës u përdor për prodhimin e produkteve petrokimike. Pjesa më e madhe e tyre shkoi drejt prodhimit të plastikës. Gjetjet vënë në dukje, për shembull, se sa shumë gaz që është përdorur për të prodhuar plastikë, sa është konsumuar në përgjithësi nga Holanda.

Po kështu, vendet që konsumojnë më shumë naftë dhe gaz për të prodhuar plastikë – Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Holanda dhe Polonia – janë gjithashtu përgjegjëse për 77% të të gjitha mbetjeve të paketimeve plastike të BE-së.

Në këtë sfond dhe në dritën e përpjekjeve për të marrë gaz nga jashtë Rusisë, Delphine Levi Alvares, koordinatorja evropiane e Break Free From Plastic, thotë se përbën shkelje serioze nëse nuk përfshihet sektori në propozimin e BE-së, Save Gas for Safe Winter, për sigurimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike në të gjithë bllokun në muajt e ardhshëm.

“Ndërsa familjet dhe bizneset e vogla po përballen me rritje të faturave të energjisë, industria petrokimike po harxhon burime të pakta për të prodhuar plastikë të panevojshme njëpërdorimëshe, duke nxitur krizën energjetike në BE”, tha ajo gjatë publikimit të studimit.

Tre zogj, një gur

Andy Gheorghiu, një aktivist i klimës i cili ishte i përfshirë në raport, thotë se fakti që njerëzve u thuhet të bëjnë dush të ftohtë, ndërsa “ne vazhdojmë ta ushqejmë këtë përbindësh të quajtur industria petrokimike dhe plastike me sasi të mëdha nafte dhe gazi” tregon për një shkëputje serioze midis pritshmërive për individët dhe industrisë. Por sipas tij, trajtimi i plastikës njëpërdorimëshe në këtë moment flet rreth mundësisë për të “adresuar tri kriza në të njëjtën kohë: krizën plastike, krizën klimatike dhe krizën e energjisë”.

Në raport paraqiten një sërë rekomandimesh. Kërkohet nga shtetet e BE-së të kufizojnë përdorimin e plastikës.

Autorët bëjnë thirrje gjithashtu për objektiva ambicioze dhe të detyrueshme të parandalimit dhe ripërdorimit prej 50% deri në vitin 2030 dhe 80% deri në vitin 2040 dhe ndalimin e paketimeve të panevojshme, siç janë qeskat me një shërbim dhe ato që përdoren për të mbështjellë frutat dhe perimet.

Gheorghiu shpreson se përveç nxjerrjes në pah të lidhjeve mes krizave të plastikës, klimës dhe energjisë, hulumtimi i ri do të “sjellë një debat rreth prodhimit të plastikës së virgjër dhe nevojës për të reduktuar më paketimet njëpërdorimëshe në Evropë”./UBTNews/

Exit mobile version