UBT News

A mund të fitojë Will Smith një Oscar për filmin Emancipation?

“Emancipation” është rikthimi i shumëpritur i Will Smith, pas skandalit në ceremoninë e Oscars.

Pasi Oscars njihet për vlerësimin që u bënë shfaqjeve biografike, të shumta kanë qenë pyetjet e fansave nëse Will Smith mund të nominohet – e lëre më të fitojë – një tjetër Oskar për punën e tij në film, pavarësisht ndalimit të tij në Academy Awards.

Mund të duket e paimagjinueshme, por Emancipation ka aftësinë e një pretendenti për Oscar. Si një film biografik për skllavërinë, kasti dhe personazhet e filmit japin atë lloj shfaqjesh pikëlluese që janë shpërblyer në filmat e kaluar si “12 Years A Slave”.

Will Smith dha dorëheqjen nga Akademia pas incidentit të tij famëkeq, por kjo nuk do ta pengojë atë të nominohet apo edhe të fitojë për rolin e tij në Emancipation. Të nominuarit për çmimin Academy Award për kategoritë e aktrimit vendosen me votim midis të gjithë aktorëve dhe aktoreve që janë anëtarë. Kjo do të thotë se Will Smith nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë më në atë proces. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të marrë vota.

Edhe pse është e mundur që Will Smith të fitojë një Oscar për këtë film, ndjenjat janë të përziera lidhur me atë se si do të ndodhë. Për të kapërcyer polemikat dhe për të marrë një nominim, Will Smith do të kishte nevojë për një film të pamohueshëm.

Me rezultatin aktual prej 50% në Rotten Tomatoes, Emancipation nuk shihet si një sukses i jashtëzakonshëm./UBTNews/

Exit mobile version