Së fundi në internet janë përhapur thashethemet, se supermodelja Gigi Hadid dhe aktori i shumënjohur Leonardo DiCaprio kanë filluar të takohen, kjo pasi të dytë janë ndarë nga partnerët e tyre muajt e fundit.
Jeta e dashurisë së aktorit 47-vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit pas ndarjes me të dashurën e tij prej katër vitesh, Camila Morrone, 25 vjeç.
Tani që ylli i Titanikut është beqar edhe një herë, në internet menjëherë filluan të qarkullonin thashethemet se dyshja “tani janë bashkë”.
Më 31 gusht, një burim për revistën In Touch Weekly zbuloi se Gigi, 27 vjeç, dhe Leo ishin parë rastësisht me njëri-tjetrin “disa herë këtë verë”.
“Ata njihen prej disa vitesh. Ata janë shumë të tërhequr nga njëri-tjetri”, tha burimi.
“Ajo është pikërisht tipi i tij: e mrekullueshme, atraktive, dhe ka një lloj qëndrimi paksa burrëror”.
Lajmet për ndarjen e Leonardos dhe Camilas u publikuan më 29 gusht, me 47-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që thanë se u ndanë pas katër vitesh së bashku.
Ndarja ishte subjekt i vëmendjes intensive të medias për shkak të historisë famëkeqe të aktorit sa i përket lidhjeve me gra të reja.
Deri në ditëlindjen e Camilas qershorin e kaluar, ylli i “Wolf of Wall Street” nuk kishte qenë në një lidhje me një grua të moshës 25 vjeç e lart që kur ishte vet 24 vjeç./UBTNews/