UBT News

A ka një moshë ideale për të bërë fëmijë dhe sa ndikon mosha tek fertiliteti?

Teknikisht, gratë mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin fëmijë që në momentin kur nis cikli menstrual, gjatë pubertetit e deri në menopauzë. Vitet mesatare të riprodhimit të gruas janë midis moshës 12 dhe 51 vjeç.

Fertiliteti natyrshëm ulet me kalimin e viteve dhe krjimi i një familjeje shumë vonë ka më shumë probabilitet për ndërlikime gjatë shtatzënisë. 

Ekspertët thonë se koha më e mirë për të mbetur shtatzënë është midis fundit të 20-ave dhe fillimit të 30-ave. Ky interval moshe shoqërohet me rezultatet më të mira si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim përcaktoi moshën ideale për të lindur një fëmijë të parë si 30.5 vjeç.

Sidoqoftë, mosha është vetëm një faktor që mund të ndikojë në vendimin për të mbetur shtatzënë. Njerëzit duhet gjithashtu të marrin parasysh faktorë si: gadishmëria emocionale apo gjendja financiare. Në fund të fundit, për secilën grua, koha se kur lindin është unike.

Si ndikon mosha në fertilitet?

Gratë lindin me rreth 2 milionë vezë, numri i të cilave bie me kalimin e viteve. Deri në moshën 37 vjeç, ju do të keni rreth 25.000 vezë dhe deri në moshën 51, do të keni 1000 vezë. Kjo mund të duket përsëri si “shumë vezë”, por “cilësia e vezëvë gjithashtu ulet me kalimin e viteve”.

Rreziku juaj për zhvillimin e kushteve shëndetësore që mund të ndikojnë negativisht në pjellori, si endometrioza dhe sëmundja e tubave, gjithashtu rritet me kalimin e moshës. Për shkak të këtyre faktorëve, fertiliteti fillon të bjerë gradualisht rreth moshës 32 vjeç. Duke filluar midis 35 dhe 37, fillon të bjerë më shpejt. Faktorë të tjerë ndikojnë reduktimin e shanseve për të mbetur shtatzënë si: duhani, trajtime të kancerit me rrezatim apo kimioterapia, infeksioni pelvik etj.

Thënë kjo, nuk mund të thuhet se është e pamundur që një grua të lindë në moshën 40+ apo edhe 50+. Modelja Naomi Campbell u bë nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare.

Burimi: Health Line

Exit mobile version