Fansat e Kim Kardashian dhe Kanye West u çmendën pasi një person me maskë, që dukej i ngjashëm me reperin Kanye, e shoqëroi yllin Kim Kardashian në ceremoninë e së hënës në Met Gala.
Kim rishkroi rregullat e eventit Met Gala, pasi u shfaq me veshje komplet të zeza, madje duke mbuluar edhe fytyrën. Për këtë dukje u përkujdes Balenciaga.
Një burim tregoi ekskluzivisht për E!News se Kanye nuk mori pjesë në këtë event. Pranë saj ishte stilisti Demna Gvasalia, drejtori ekzekutiv i Balenciaga-s.
Ndonëse Kanye nuk mori pjesë në eventin e sivjetmë të Met Gala, burimi thotë se prezenca e tij ndihet në tepihun e kuq.
“Ishte ai që e njoftoi Kimin me stilistin Demna, dhe ai ua përforcoi raportet asaj dhe markës Balenciaga”, duke sqaruar se kjo është epokë e re për Kimin.
“Ky vështrim ndaj Kim është si një deklaratë e re për subkulturën dhe modën. Pa logo, pa shfaqje të fytyrës, por të gjithë e dinë që është ajo”.
Edhe muajin e kaluar Kim u shfaq me një veshje të tillë në promovimin e albumit “Donda” të reperit./UBTNews