Princi Harry ka qenë në mes të polemikave që nga publikimi i dokumentarit të tij në Netflix, Harry and Meghan. 38-vjeçari tani ka zbuluar se ndërsa ishte rekrutuar në Afganistan, ai kishte vrarë 25 anëtarë të talibanëve.
Harry ka rritur sigurinë e tij që kur ai zbuloi informacionin. Ai ishte së fundmi në Manhattan të Nju Jorkut ku u pa me roje të armatosur para se të dilte në The Stephen Colbert Show për të promovuar librin e tij me kujtime, Spare.
DailyMail raporton se Harry po shoqërohej nga detektivë të NYPD-së, si dhe roje të armatosura. Një nga rojet thuhet se u pa duke mbajtur një kuti të etiketuar me logon e kompanisë së armëve, Glock.
DailyMail foli me një agjent të Shërbimit Sekret për masat e reja të sigurisë të Princit të Sussex-it, për të cilin ai tha, “sa herë që rritet profili publik i individit, rritet edhe rreziku. Kur shoqërohet me pretendime të detajuara që mund të frymëzojnë ose motivojnë hakmarrjen, kjo vetëm përkeqëson një situatë të tensionuar”.
Zbulimet dhe akuzat e panumërta të librit tashmë janë shpërndarë nëpër media. Në kujtimet e tij, Harry tregon pikëllimin për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana, mosmarrëveshjet e tij me vëllain Princin William dhe zhgënjimin për rolin e “tepricës” mbretërore nën hijen e vëllait të tij më të madh, i cili është trashëgimtar i fronit britanik.
Ai poashtu sulmon shtypin tabloid të Mbretërisë së Bashkuar për mbulimin që ai e konsideron të kujdesshëm, ndërhyrës dhe nganjëherë të gabuar, pretendon se të afërmit e tij nuk ishin mikpritës ndaj gruas së tij Meghan dhe akuzon anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë njerkën e tij Camilla, për zbulim të historive në media, sipas tij, për të dëmtuar reputacionin e tyre.
Buckingham Palace nuk ka komentuar mbi asnjërën nga akuzat, megjithëse aleatët mbretërorë janë tërhequr, kryesisht në mënyrë anonime./UBTNews/