UBT News

A është Franca skuadra favorite për të fituar Euro 2020?

Pritet të jetë një kampionat jashtëzakonisht interesant, me rivalitet të madh e me ndeshje fantastike, përballje të forta ndërmjet kombëtareve për të siguruar biletat në finale të turneut.

Ekspertët thonë se skuadra favorite e kompeticionit më të rëndësishëm të kombëtareve në Europë është cilësuar Franca, që është kampionia e botës në fuqi. Gjelat kanë në ekip lojtarë me mjaft talent e eksperiencë dhe me rikthimin e Benzema në sulm, cilësia rritet akoma më shumë.

Kandidatë për trofeun është edhe Portugalia. Kampionët në fuqi po kalojnë një formë të mirë në vitet e fundit. Edhe pse nuk janë në nivelet e tyre më të mira, Spanja dhe Gjermania kanë eksperiencën e duhur për të luftuar për titullin kampion.

Lidhur me Francën, i pyetur se a do e fitoj Franca këtë Euro2020, “Besoj se po, – ka thënë Antoine Griezmann për L’Equipe, – si për ndeshjen e parë, ashtu edhe për gjithë kampionatin”.

Sulmuesi ka bërë më pas thirrje për qetësi:

“Jemi favoritë. Megjithatë, duhet ruajtur qetësia, të punojmë mirë, të jemi të vetëdijshëm se do të jetë një kompeticion i vështirë”.

Në lidhje me kthimin e Benzema:

“Jam befasuar nga kthimi i tij në kombëtare, por edhe jam gëzuar. Karim është një sulmues i madh, mundet vetëm të na ndihmojë. Nuk mund të jetë veçse një avantazh për ne”.

Exit mobile version