UBT News

A është e mundur që një yll të shndërrohet në planet?

Po, është e mundur që një yll të shndërrohet në planet, por kjo vlen vetëm për një lloj të caktuar të yjeve, të njohur si xhuxhët e kaftë.

Disa shkencëtarë nuk i konsiderojnë xhuxhët kafe si yje të vërtetë, sepse nuk kanë masë të mjaftueshme për të “realizuar” fuzionin bërthamor të hidrogjenit.

Në të njëjtën kohë, disa shkencëtarë nuk i konsiderojnë xhuxhët kafe si planetë të vërtetë, sepse ata zakonisht qëndrojnë në qendër të një sistemi diellor, ashtu siç qëndron një yll.

Një xhuxh i kaftë është një ‘objekt i çuditshëm’ që ka masë më të madhe sesa masa e planetëve të zakonshëm (d.m.th. rreth 13 herë më shumë se masa e Jupiterit) dhe në të njëjtën kohë masë më të vogël sesa yjet më të vegjël (d.m.th. rreth 80 herë nën masën e Jupiterit).

Edhe pse një xhuxh kafe nuk ka presion (shtypje) të brendshëm gravitacional të mjaftueshëm sa për ta arritur fuzionin bërthamor të hidrogjenit, ai ka potencial të mjaftueshëm për të arritur fuzionin bërthamor të hidrogjenit të rëndë – deuteriumit.

Në fillim të jetës së një xhuxhi të kaftë, si rezultat i fuzionit bërthamor të deuteriumit lirohen sasi të mëdha drite dhe nxehtësie. Me ç’rast, një xhuxh i ri kafe shkëlqen si një yll i rregullt.

Pavarësisht nga emri i tij, një xhuxh kafe që është ende me shkëlqim nuk duket i kaftë. Përkundrazi, ai duket i purpurtë ose i kuqërremtë. Megjithatë, me kalimin e kohës xhuxhi kafe ‘përdor’ hidrogjenin e tij të rëndë, errësohet, ftohet dhe pjesën tjetër të jetës së tij e kalon si një planet.

Një atom i hidrogjenit të rëndë është tamam si një atom i hidrogjenit të rregullt, vetëm se në bërthamën e tij, ai ka një neutron shtesë, përveç protonit. Kjo grimcë shtesë në bërthamë e bën atë më të rëndë.

Ky neutron, e bënë më të lehtë bashkimin e dy atomeve të hidrogjenit të rëndë. Për më tepër, hidrogjeni i rëndë është shumë më i rrallë në Univers dhe në yje sesa hidrogjeni i rregullt.

Prandaj, një xhuxh kafe nuk mund të djegë hidrogjenin e tij të rregullt shpejtë, por e djegë hidrogjenin e rëndë (sepse ka kaq pak). Si rezultat, një xhuxh kafe ndalon së lëshuari dritë dhe nxehtësi, pastaj ftohet dhe zbehet në mënyrë të qëndrueshme derisa të sillet më shumë si një planet, i tillë si Jupiteri.

Përkundër faktit se një xhuxh tipik kafe mbetet i pozicionuar në qendër të një sistemi diellor si një yll i rregullt – ai kalon pjesën tjetër të jetës së tij duke “u sillur” si një planet.

Në një sistem të tillë diellor, rezultati përfundimtar është një koleksion planetesh që rrotullohen rreth një planeti të madh qendror pa asnjë yll të vetëm që mund të gjendet ndokund. Një sistem i tillë diellor përfundon shumë i ftohtë dhe i errët.

Që nga viti 2018, mbi 3000 xhuxhë të kaftë të ndryshëm janë identifikuar nga teleskopët. Kjo nuk do të thotë që xhuxhët kafe janë të rrallë. Thjesht do të thotë që xhuxhët kafe janë të vështirë të zbulohen.

Kjo fjali merr kuptim kur e kujtoni faktin që xhuxhi kafe gjatë gjithë jetës së tij (përveç në fillim) ka ngjyrë të errët si një planet.

Nga një analizë e fundit statistikore vlerëson se ka rreth aq shumë xhuxhë kafe në galaktikën tonë aq sa ka yje të rregullt në të.

Exit mobile version