UBT News

A duhet t’ia uroni ditëlindjën ish-partnerit/es?

Pyetja që i konfuzon të gjithë: A duhet t’i dërgoni një mesazh urimi ish-partnerit në ditëlindjen e tyre? Fatkeqësisht, nuk ka një përgjigje të vetme, pasi kjo varet plotësisht nga situata dhe marrëdhënia juaj aktuale me ish-in.

Eskpertët thonë se ka disa faktorë që duhet të merrni parasysh para se t’i uroni ditëlindjen ish-it. Sipas saj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vendosni më pak theks tek ish-i dhe më shumë te vetja dhe ndjenjat apo pritshmëritë tuaja, duke i bërë vetes këto pyetje:

1 – Çfarë shpresoni të ndodhë?

Nëse qëllimi juaj i vetëm është të zbukuroni ditën e ish-partnerit, atëherë duhet ta bëni, por shanset janë që ju të shpresoni për më shumë sesa thjesht “Faleminderit!” në përgjigje. Nëse urimi i ditëlindjes është mënyra juaj për të rifilluar komunikimin me të, atëherë mos e bëni. Kuptoni cilat janë synimet tuaja të vërteta.

2 – Keni ende nevojë për një “mbyllje” të saktë dhe përfundimtare të lidhjes?

Ndërsa urimi i ish-it tuaj për një ditëlindje duket si një mënyrë e thjeshtë për të filluar lidhjen përsëri, ajo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shihni shumë qartë pse marrëdhënia nuk ishte ideale. Ndonjëherë, një ndërveprim i shkurtër mund të mjaftojë për t’ju rikujtuar tiparet më zhgënjyese tek ish-partneri. 

3 – Ka kaluar kohë e mjaftueshme që prej ndarjes dhe a jeni bërë miq?

Ju mund të krijoni një miqësi me një ish, por kjo kërkon kohë. Askush nuk kalon nga dashuri në miqësi brenda natës. Nëse ka kaluar një periudhë kohore dhe ju ndjeni se vërtet mund të bëheni ose jeni bërë miq apo të paktën ruani një marrëdhënie korrekte, mund ta uroni njëri-tjetrin.

4 – Mos po e romantizoni marrëdhënien?

Ndonjëherë, njerëzit i idealizojnë ish-at  sepse nuk kanë gjetur dikë tjetër. Shmangni tundimin për të romantizuar ish-in apo për të rikujtuar vetëm pjesët pozitive të marrëdhënies. Rikujtoni të gjithë marrëdhënien në tërësi, në shumë këndvështrime.

5 – Mos po kërkoni të nxisni egon?

Ndjenjat e krijuara nga një ndarje – si dyshimi në vetvete, zemërimi, vetëvlerësimi i ulët etj – mund të ndikojnë në besimin tuaj tek vetja. Duke ditur se ju mund ta kontaktoni ish-partnerin dhe ndoshta të rinisni komunikimin mund t’ju sigurojë rritjen e egos që ju duhet. Nëse jeni në këtë situatë, një urim ditëlindjeje nuk duket një mendim i mirë.

6 – A janë fshirë tërësisht ndjenjat romantike për ish-in?

Përgjigjen e kësaj e dini vetëm ju. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, por është e rëndësishme të mbani mend arsyet pse lidhja juaj përfundoi. Një urim ditëlindjeje mund të duket mjaft i pafajshëm, por nëse do të ngadalësojë kohën për të “marrë veten” nga dashuria ose do t’ju ndalojë të ecni përpara, ndoshta është më mirë të mos e dërgoni fare.

Përgaitur nga Clarissa Silva, shkencëtare e sjelljes dhe trajnere marrëdhëniesh, Samantha Burns, trajnere takimesh dhe autore e librit “Breaking Up & Bouncing Back”.

Burimi: Elite Daily

Exit mobile version