Analiza të reja gjenetike mbi gjakun e Adolf Hitlerit, i marrë nga divani i bunkerit ku vrau veten, kanë dhënë të dhëna të jashtëzakonshme për origjinën dhe shëndetin e tij.
Studimi, i kryer nga një ekip ndërkombëtar, konfirmon se Hitleri nuk kishte prejardhje hebraike, siç është thënë shpesh, dhe sugjeron se mund të vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin e organeve seksuale.
Rezultatet më të debatueshme tregojnë predispozitë gjenetike për autizëm, ADHD, skizofreni dhe çrregullim bipolar.
Ekspertët theksojnë se kjo nuk është diagnozë e nuk nënkupton se i kishte këto çrregullime, duke ngritur shqetësime për stigmatizim e etikë.
Dokumentari mbi studimin, “ADN-ja Hitlerit, gjurmët e një Diktatori”, është kritikuar nga organizatat e autizmit në Britani si “të pandjeshëm dhe keqinformues”.
Studiuesit argumentojnë se kërkimi ndihmon në kuptimin e figurës historike, për sa kohë interpretohet me kujdes dhe pa sensacionalizëm.
Rezultatet janë në rishikim shkencor, ndërsa përgjegjësia për interpretimin bie tek shkencëtarët, gazetarët dhe publiku. /A.Z/UBT News/
