Kombëtarja shqiptare e futbollit është në përgatitje të fundit për ndeshjen e sotme ndaj Gjeorgjisë, e cila do të zhvillohet në orën 18:00. Pas një seance stërvitore intensive dje, trajneri Silvinjo ka punuar për të përmirësuar aspektet taktike dhe atletike të ekipit, pas lodhjes nga ndeshja e fundit ndaj Çekisë.
Gjatë stërvitjes, fokusi kryesor ka qenë rritja e efikasitetit në gjuajtjet në portë, një problem i evidentuar në dy ndeshjet e fundit, ku kuqezinjtë nuk arritën të realizonin asnjë gjuajtje në kuadratin kundërshtar në përballjen me Gjeorgjinë në Tiranë. Ndërsa në ndeshjen e fundit në Pragë, ata arritën vetëm dy gjuajtje në portë, të kryera nga Asllani dhe Tuçi.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Portë: Tomas Strakosha
Mbrojtje: Elseid Hysaj (e djathtë), Marash Kumbulla, Ardian Ismajli (qendër), Mario Mitaj (e majtë)
Mesfushë: Ramadani, Asllani
Sulm: Bajrami, Hoxha (krah i majtë), Jasir Asani dhe Mirlind Daku (me mundësinë që të startojnë nga minuta e parë)
Pas dy disfatave, pritshmëritë nga opinioni janë për ndryshime në formacion, por Silvinjo ka treguar se ndërrimet i bën me kujdes. Sot, ekipi do të kërkojë të rikthehet në rrugën e fitores dhe të përmirësojë paraqitjet e tij në fushë. Tifozët shqiptarë presin me padurim rezultatin e ndeshjes dhe shpresojnë për një performancë të fortë nga kuqezinjtë./UBTNews/