Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio zbulon se Denzel Dumfries ia ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë, por klubi do të shqyrtojë ofertat pas interesimit nga Aston Villa.
Mbrojtësi i djathtë pritej gjerësisht të shitet këtë verë, pasi kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2025 dhe akordi për kushtet për një zgjatje do të jetë i vështirë.
Manchester United ishte i lidhur me Dumfries për disa muaj, por tani Aston Villa është shfaqur si kryesuesi, veçanërisht pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
“Kam folur me të së fundmi, dhe përveç situatës së kontratës që do ta verifikojmë gjatë ditëve të ardhshme, ai më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha drejtori i Interit, Ausilio.
“Atëherë nëse do të lindin ndonjë mundësi, ne do t’i vlerësojmë ato, por që nga sot ai është lojtar i Interit dhe më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha Ausilio. /UBTNews/