Turqia ka disa kërkesa, megjithatë vendi që udhëhiqet nga presidenti Erdogan nuk është kundër ofertës së dy vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.
NATO dhe SHBA thonë se janë të bindur se Turqia nuk do të pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore, pavarësisht se Ankaraja shpreh rezerva.
Turqia paraqiti kërkesat e saj të dielën në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, duke thënë se donte që dy vendet nordike t’i jepnin fund mbështetjes për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të heqin ndalimin e shitjes së disa armëve në Turqi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ishte i bindur se “ne do të jemi në gjendje të adresojmë shqetësimet që Turqia ka shprehur në një mënyrë që nuk do të vonojë anëtarësimin”./UBTNews/