Katari ka marrë një ortek publiciteti të keq përpara organizimit të Kupës së Botës në nëntor dhe dhjetor.
Ekstravaganca e futbollit ka nxitur mediat perëndimore dhe OJQ-të që të dënojnë vendin sa i përket të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me trajtimin e punëtorëve migrantë. Por, ndërsa kjo mund të dëmtojë sado pak reputacionin e Katarit, rezervat e tij të bollshme të gazit natyror janë një mjet ndikimi më i frikshëm se kurrë, ndërsa kriza energjetike pushton Evropën.
Sundimtari i Katarit ishte njëherësh i gëzuar dhe i vendosur në vitin 2010, kur FIFA e bëri atë mikpritës të Kupës së Botës 2022.“Sot ne festojmë, por nesër, puna fillon” tha atëherë emiri Hamad bin Khalifa al-Thani.
Ishte suksesi më i madh për përdorimin e futbollit nga shtetet e Gjirit të pasura me naftë për të rritur profilet e tyre – një strategji e demonstruar për herë të parë kur një grup i kapitalit privat i lidhur me familjen mbretërore të Abu Dhabit bleu Manchester Cityn në vitin 2008.
“Një herë kur isha në Doha, dikush i afërt me Hamad bin Khalifan më tha se kishte thënë se në botën moderne të qenit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ishte më e rëndësishme sesa të qenit në OKB”, tha Karim Sader, një konsulent i specializuar politik me bazë në Bejrut.
“Pra, ishte një sukses i madh kur Katari u bë mikpritës i Kupës së Botës, një sukses i madh për sa i përket imazhit që do të kishte kur bleu PSG [Paris Saint-Germain] në 2011”, vazhdoi Sader. “Kjo e vendosi Katarin në hartë për shumë njerëz në mbarë botën. Ai u bë një vend që njerëzit e njohin, kryesisht falë sportit”.
Sidoqoftë, polemika rrethoi Kupën e Botës 2022 nga fillimi.
Njoftimi i FIFA-s për ofertën fituese të Katarit nxiti shumë të pyesin pse një vend, ekipi i të cilit nuk u kualifikua kurrë për Kupën e Botës, duhet ta presë atë?!
Një titull në The Guardian ia atribuoi fitoren e Katarit “çmendurisë politike”. Askush tjetër përveç Barack Obama-s nuk e pranoi: Të bësh Katarin mikpritës ishte “vendim i gabuar”, tha presidenti i atëhershëm i SHBA-së.
Katari dhe FIFA adresuan shqetësimet rreth futbollistëve që do të luanin në vapën e madhe të verës në Katar, duke vendosur në vitin 2015 ta zhvendosë turneun në nëntor dhe dhjetor.
Mbi të gjitha, shqetësimet për shfrytëzimin e punëtorëve migrantë janë shfaqur dukshëm në mediat ndërkombëtare. Amnesty International dhe Human Rights Watch hodhën dritë mbi keqtrajtimin e njerëzve që ndërtonin një stadium në një raport të vitit 2016. The Guardian vazhdoi në vitin 2021 me një hetim që zbuloi se të paktën 6,751 punëtorë migrantë vdiqën në Katar nga viti 2010 deri në vitin 2020.
Në këtë kontekst, disa qytete franceze, përfshirë Parisin, njoftuan se do të bojkotojnë Kupën e Botës dhe nuk do të shfaqë ndeshjet në ekranet gjigante – edhe pse Franca është kampione në fuqi. Përtej kufirit belg, këshillat në zonën e Brukselit kanë hequr gjithashtu zonat e tifozëve, pjesërisht për të protestuar ndaj të drejtave të njeriut në Katar. Ndonëse nëse nuk citonte kritika ndaj Katarit, këshilli i Berlinit gjithashtu njoftoi se zona e tyre e njohur e tifozëve pranë portës së Brandenburgut nuk do të jetë këtë herë, duke demonstruar më tej mungesën e entuziazmit për Kupën e Botës 2022.
Shqetësimet për të drejtat e njeriut nxitën gjithashtu një deklaratë simbolike nga një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e lojës. Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Francës, Eric Cantona u zotua të bojkotojë turneun.
“Personalisht, nuk do ta shikoj”, tha legjenda e futbollit për Daily Mail. “Ka të bëjë vetëm me paratë dhe mënyrën se si i trajtuan njerëzit që ndërtuan stadiumet, është e tmerrshme. Dhe mijëra njerëz vdiqën. E megjithatë ne do të festojmë këtë Botëror”.
E gjithë kjo sugjeron që organizimi i Kupës së Botës i ka dhënë Katarit mbulim kritik nga shtypi. Kupa e Botës ishte gjoja një mënyrë për të transformuar imazhin e tij, “si më shumë se një [vend] i pasur me naftë – në një vend global për sportet dhe artet”, tha Bruce Riedel, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Politikat e Lindjes së Mesme në Institutin Brookings në Uashington. “Në vend të kësaj, Katari po mbytet në publicitet të keq për praktikat e tij mizore të punës”.
“Ajo që ndodhi gjatë ndërtimit të stadiumeve të futbollit po merr më shumë vëmendje sesa lojërat” vazhdoi Riedel. “Sapo të fillojnë ndeshjet, një vëmendje do të shkojë te lojërat – por te ekipet, jo te nikoqirët”.
“Përfundimi është se fuqia e butë funksionon vetëm me sjellje të mirë” përfundoi Riedel./UBTNews/