Sergio Aguero tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar si lojtarë i Barcelonës pasi u transferua më parametra zero nga Manchester City.
Ardhja e tij dhe zërat se do të pasohet edhe nga Mephis Depay kanë bërë që të rriten zërat se ikona e skuadrës Lionel Messi do të largohet nga “Camp Nou”.
Kjo ka bërë që të jetë e pasigurt nëse ëndrra e Agueros që të luajë përkrah Messit në të njëjtën skuadër do të mund të realizohet.
“Natyrisht që shpresoj se do të luajmë së bashku. Ne kemi qenë duke biseduar për një kohë të gjatë por është një vendim që Messi dhe klubi duhet ta marrin. Do të ishte kënaqësi dhe privilegj të luajmë së bashku.”, tha Aguero.
“Kam folur me Messin çdo ditë dhe në mesazhin e fundit ai më ka uruar. E njohim njëri tjetrin për një kohë të gjatë dhe për mua që të stërvitem me tatë çdo ditë do të ishte shumë e lehtë”, shtoi ai.