Dje, Sky News zbuloi se Mbretëria e Bashkuar po konsideronte furnizimin e Ukrainës me tanke britanike për herë të parë për të luftuar forcat pushtuese të Rusisë.
Diskutimet po zhvillohen rreth dorëzimit të një numri të tankeve kryesore të betejës Challenger 2 të Ushtrisë Britanike ndërsa forcat ruse vazhdojnë të luftojnë trupat e Ukrainës, përcjell UBT News.
Lidhur me atë se a do të ndihmojnë këto tanke, zëvendësmarshali i pensionuar i RAF-it, Sean Bell tha se tema e tankeve kishte qenë një “çështje aktuale për disa kohë”.
“Rusia është në fakt donatori më i madh i tankeve në Ukrainë, sepse ata kanë braktisur tanket në fushën e betejës”, u shpreh Bell.
“Dhe sigurisht, avantazhi i kësaj është se ukrainasit dhe rusët përdorin të njëjtat tanke, ata përdorin të njëjtat rezerva. Ata mund të hidhen direkt dhe të fillojnë të operojnë”.
Bell tha në anën pozitive, masa do të “rrisë aftësinë ushtarake”.
Megjithatë, ai shtoi se “anët negative” janë se ekziston një “barrë masive stërvitore” mbi tanket.
“Ato janë të mbushura plot me elektronikë, shikim me lazer, syze për shikimin e natës, kompjuterë” duke shtuar se, ukrainasve do t’u marrë kohë për t’u trajnuar.
“Kështu që unë mendoj se janë ende spekulime”, përfundoi ai./UBTNews/