Vinicius Junior nuk e ka refuzuar ende ofertën nga Arabia Saudite, e cila është shumë më e lartë se sa përpjekja e parë që i ishte bërë. Pas një oferte fillestare, Fondacioni i Investimeve Saudite (PIF) ka rikthyer një propozim të ri, me një pagë vjetore prej 350 milionë euro dhe një total prej 1 miliard euro për rrogën e lojtarit. Kjo ofertë e jashtëzakonshme ka filluar të tërheqë vëmendjen e yllit të Real Madridit dhe mund të ndikojë në vendimin e tij për të u transferuar në Arabinë Saudite.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, një ofertë formale prej 400 milionë eurosh për kartonin e Vinicius Junior pritet të arrijë në zyrat e Real Madridit në ditët në vazhdim. Kjo është oferta më e lartë ndonjëherë në historinë e futbollit, si për transferimin ashtu edhe për pagën e lojtarit. Rekordi aktual për transferimin më të shtrenjtë mbahet nga Neymar, i cili kaloi nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo mban rekordin për rrogën më të lartë në botë me 200 milionë euro në Al Nasr.
Në këtë situatë, Real Madrid ka vendosur për të ruajtur klauzolën e tij prej 1 miliard euro, por oferta saudi ka bërë që Vinicius Junior të mendojë seriozisht për mundësinë e një transferimi. Klub saudit që e ka shprehur interesin për lojtarin është Al Ahli. Mediumi spanjoll thekson se sapo oferta të formalizohet, braziliani do ta shqyrtojë atë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ofertë që është nga një dimension tjetër, të cilën çdo lojtar do të kishte vështirësi për ta injoruar.
Edhe pse dëshira e Vinicius është të qëndrojë në Real Madrid në një situatë normale, oferta kolosale e Arabisë Saudite mund ta bëjë atë të mendojë thellësisht për këtë mundësi të pabesueshme./UBTNews/