Princ Harry është planifikuar të mbajë fjalimin e tij të parë publik që nga publikimi i librit të tij me kujtime ‘Spare’ në fillim të këtij muaji.
Duka i Sussex do të flasë në samitin e ardhshëm të BetterUp Uplift në San Francisko, Kaliforni. Autori do të mbajë një fjalim në kongresin dy-ditor për drejtuesit e biznesit të mbajtur më 7 dhe 8 mars. Ndërsa regjistrimi virtual për ngjarjen është falas, pjesëmarrja personalisht në ngjarje kushton 995 dollarë. Biletat u japin blerësve akses në seminare, biseda , seanca stërvitore në grup dhe ushqim dhe verë.
BetterUp tha në një deklaratë se përveç Princit Harry, folës do të jenë Issa Rae, David Chang, Robin Arzón dhe Adam Grant. “Samiti gjithëpërfshirës do të paraqesë shkëmbimin e ideve dhe bisedave frymëzuese. Do ofrojë njohuri të pashembullta për liderët rreth mbajtjes së talenteve, rritjes dhe mënyrës se si t’u mundësojnë menaxherëve të udhëheqin ekipet me performancë të lartë përmes klimës aktuale të ndryshimit dhe pasigurisë”, shtuan ata./lapsi.al