UBT News

99 goditje me kamxhik, nga Irani reagojnë për dënimin e mundshëm të Ronaldos

Ditët e fundit ka pasur shumë raportime rreth Cristiano Ronaldos. Shkak për këtë ishin raportimet e mediave se superylli do të dënohet me 99 goditje me kamxhik sapo të shkelë në tokën iraniane.

Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran. Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman dhe mediat kanë dhënë versione të ndryshme, duke aluduar edhe në një nisje zyrtare të hetimeve rreth kësaj çështje.

Por, ambasada iraniane në Spanjë tani ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.

“Ne mohojmë rreptësisht se ka pasur një vendim gjykate kundër një atleti ndërkombëtar në Iran”, shkroi ambasada në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester United asnjëherë nuk i ka komentuar këto raportime.

Exit mobile version