UBT News

96% e zjarreve, të qëllimshme!

Në 10 mijë vitet e fundit, pyjet në hemisferën veriore të globit nuk janë djegur kurrë me të njëjtin intensitet si në vitin 2021 dhe në 3-4 vitet që kemi lënë pas. Kjo periudhë kohore përkon edhe me vitet më të nxehta të regjistruar që prej mbajtjes shënim të të dhënave, nga 2 shekuj më parë.

Por ngrohja globale, që ka rritur mesatarisht temperaturat me 0.8-1.5 gradë në të gjithë planetin nuk është arsyeja kryesore e flakëve. Ajo lehtëson ndezjen e flakëve, por 96% e tyre në rang botëror janë zjarre të vënë nga dora e njeriut, në mënyrë të qëllimshme apo nga pakujdesia. Vetëm 4% ndizen në mënyrë spontane, si përshembull nga një shkreptimë.

Të dhënat janë nga “GlobalForestWatch” dhe as Shqipëria nuk bën përjashtim.

Shumica absolute e zjarreve në Shqipëri janë nga dora e njeriut, shpesh për shkak se zjarri konsiderohet si një mënyrë efikase për të rritur pjellorinë e tokës.

Një praktikë e tillë ka shumë më tepër rreziqe, se sa benefite, por kjo nuk ndalon banorë të zonave të ndryshme që vit pas viti, qëllimisht apo nga pakujdesia, të shndërrohen në përgjegjës për humbje jete apo dëme të pallogaritshme materiale.

Harta e mëposhtme tregon me të verdhë vatrat e zjarrit aktual, si dhe me ngjyrë vishnje zjarret e mëhershme, që janë përgjegjëse për shkatërrime masive në pyjet e Shqipërisë.

6 persona janë arrestuar për zjarrëvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë masa të gjata burgimi. 96% e zjarreve janë të shkaktuara nga qytetarët./dritare.net

Exit mobile version