UBT News

​87 zjarre brenda 24 orëve, 8 mbeten aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të pranuara janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend, prej tyre tetë vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Exit mobile version