UBT News

85-vjeçarja është fytyra e reklamës së Adidasit

Një gjyshe 85-vjeçare, e cila vrapon 10 mijë metra dy herë në javë për të mbajtur trupin në formë, është zgjedhur si një nga fytyrat e një reklame të re të markës Adidas.

Lektorja e pensionuar e kolegjit Barbara Thackray filloi vrapimin tetë vjet më parë për të mbledhur fonde për St Ann’s Hospice në Heald Green, Stockport. Ajo ka mbledhur para për atë strehimore qëkur motra e saj vdiq aty në vitet 1990./UBTNews/

Exit mobile version