81 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në njoftimin e spitalit thuhet se 58 prej tyre janë në oksigjenoterapi, tre pacientë në CPAP, kurse 14 pacientë në gjendje të rëndë.
Nëntë pacientë që ishin të prekur me COVID-19 e që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews