Për disa librat janë dashuria vetë. Ata nuk e imagjinojnë dot jetën nëse nuk janë të rrethuar nga raftet e librave ose të kenë në dorë ndonjë të tillë.
Prandaj, për këta persona jeta ideale do të ishte sikur edhe puna e tyre të lidhej me pasionin që kanë dhe sjellin në jetë më shumë libra të mirë.
Redaktorë të librave
Redaktorët e librave janë talente për të gjetur shkrimtarë të mirë e pastaj për të punuar me ta për t’i publikuar librat e tyre. Ata nuk merren vetëm me publikimin e librave, por edhe me redaktimin e tyre dhe ndihmojnë në finalizimin e produktit për të qenë gati për shitje.
Redaktorë të teksteve
Redaktorët e teksteve gjenden në shumë fushë e sidomos në atë të mediave, përfshirë gazetat, magazinat dhe ueb faqet. Në botimin e librave, redaktorët e teksteve punojnë me redaktorët e librave dhe sigurohen që shkrimet e shkrimtarëve të jenë të pastra dhe pa gabime gramatikore. Kjo është një punë shumë e mirë për ata të cilët duan që të punojnë me orar të pjesshëm, sepse shumica e vendeve të punës i kërkojnë vetëm kur kanë nevojë.
Agjentë letrarë
Këta agjentë angazhohen në gjetjen e talenteve letrare, si redaktorët e librave etj. Agjentët letrarë gjejnë autorë premtues i shesin librat te redaktorët e librave. Një agjentë letrar duhet të kuptojë si të shesin dhe çfarë librash i duhen tregut për të pasur sukses.
Informator letrar
Këta kërkojnë libra për botues të huaj ose studio filmike – për t’u botuar jashtë vendit ose për t’u përshtatur në ekran. Ky rol shpesh kërkon shumë vite përvojë si ndihmës redaktor ose redaktor përpara se të jetë në gjendje të njohë talentin e fshehur.
Publicistë
Publicistët mund të punojnë edhe në botën e korporatave po aq mirë sa edhe në botën e medias. Në fushën e botimit të librave, publicistët zakonisht punojnë për shtëpi botuese dhe punojnë për ta marrë vëmendjen e shtypit për librat që ajo shtëpi botuese po i hedh në treg. Nëse jeni të interesuar të keni punë me njerëz të ndryshëm, e dashuroni leximin dhe dëshironi që të merreni me situate të ndërlikuara, atëherë të qenit publicist në një shtëpi botuese është përshtatje e jashtëzakonshme.
Publicistët zakonisht punojnë drejtpërdrejt me autorët dhe agjencitë gjersa zgjedhin librat dhe ndërtojnë lidhje me kritikët, faqet, mediat etj.
Redaktorët e prodhimit
Nëse jeni të interesuar që ta kombinoni dashurinë ndaj leximit me dashurinë për të dalluar dizajne të mira, mund të jeni po ashtu një redaktor i suksesshëm i produksionit.
Redaktorët e prodhimit janë përgjegjës për të siguruar që dorëshkrimet të redaktohen, dizajnohen, korrigjohen dhe shtypen. E gjithë kjo duhet të bëhet në orar, me vonesa shumë minimale. Departamentet e prodhimit kanë marrëdhënie të forta pune me autorët pasi ata punojnë me zell për t’i botuar librat në kohë dhe për t’u siguruar që librat të duken të lëmuar dhe profesionalë.
Tekst shkruesit
Këta zakonisht janë vetë shkrues të mirë dhe e shfrytëzojnë vetë këtë aftësi për të krijuar shkrime për mediat, katalogë, shpesh duke bërë shkrime që i vënë në pah karakteristikat e autorit, librit ose edhe përgatitja e kampanjave të shtëpisë botuese.
Kjo është një punë që ka më shumë presion, sepse duhet të jeni të shpejtë dhe duhet të jeni të gatshëm për kërkesat e redaktorëve, autorëve dhe publicistëve me lehtësi dhe efikasitet.
Pozitat e shitjes
A e keni aftësinë për të rekomanduar gjithmonë librin e përkryer për të tjerët ose jeni në gjendje të shisni në çdo kohë? Atëherë një pozitë për shitje të librave do të ishte e jashtëzakonshme për ju. Kjo pozitë duhet të jetë shumë bashkëpunuese dhe komunikuese pasi kërkon komunikim të ngushtë me redaksinë dhe marketingun, pasi që ndihmon që shitja e librave të jetë e suksesshme.