Pritet vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen
Menjëherë pasi janë kthyer nga Gjibraltari, aty ku do të zhvillonin takimin ndaj Lincoln Red Imps, bardhekaltërit kanë kryer testet për Coronavirus në vendin tonë.
Telegrafi mëson se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus.
Nga situata e krijuar, fituesi i Kupës së Kosovës rrezikon të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar nga UEFA, 3-0.
Prishtina kishte falënderuar Lincolnin për mirëkuptimin e tyre në situatën e krijuar, mirëpo këta të fundit dyshohet se kanë bërë ankesë në shtëpinë e futbollit evropian.
Kjo situatë e krijuar te klubi kryeqytetas, duket se do të ketë shumë probleme për ta, pasi me gjasë do të humbin ndeshjen në tavolinë.
Kujtojmë se nga një gjë e tillë e pësoi Drita ditë më parë që do të përballej me Linfieldin në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, e që e humbën takimin me rezultat zyrtar. /Telegrafi