Real Madridi është shumë afër që të arrijë një marrëveshje me Palmeiras për të nënshkruar me talentin brazilian, Endrick, i lindur në vitin 2006.
Bisedimet për kushtet personale janë në fazën finale me Endrickun, ndërsa edhe me Palmeiran bisedimet janë duke shkuar shumë mirë.
Real Madridi është i gatshëm që të paguajë 60 milionë euro plus taksat, ndërsa raportohet se tarifa e transferimit të Endrick mund të arrijë shifrën e 72 milionë eurove.
Marrëveshja ende nuk është punë e kryer, por Reali dëshiron me çdo kusht që të arrijë marrëveshje sa më shpejt për të larguar klubet e tjera nga gara.
Endrick do t’i bashkohej Realit në muajin korrik të vitit 2024, kur ai të mbush 18 vjeç.
Paris Saint-Germain është larguar nga gara për ta transferuar Endrick, ku kishte ofruar 58 milionë euro drejt Palmeiras. Kampioni francez kishte ofruar 35 milionë euro edhe për Estevaon (talent 15-vjeçar), i cili po ashtu luan për Palmeiran.
Propozimi total i PSG-së për Endrick e Estevaon prek shifrën e 93 milionë eurove por presidenti i Palmeiras e refuzoi këtë ofertë, kështu PSG largohet nga gara për të transferuar dy yjet brazilianë.