UBT News

7 vjet nga shuarja e aktorit të madh, Robin Williams

Sot janë bërë 7 vite nga vdekja e aktorit të njohur amerikan, Robin Williams.

Williams, i njohur për rolet e tij të cilat mahnitën audiencën për disa dekada rresht, vdiq më 11 gusht 2014, në moshën 63 vjecare.

Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit, megjithatë kjo nuk ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Aktori, i cili po trajtohej për depresion të rëndë, ishte gjetur i varur në shtëpinë e tij, atij gjithashtu iu ishin gjetur prerje në kyçin e dorës.

Robin Williams njihet për publikun si një aktor tejet i talentuar dhe i njohur me filmat e tij si: Mork në ‘Mork and Mindy’, Xhenin në ‘Aladdin’, Daniel Hillard në ‘Znj. Doubtfire, John Keating në ‘Dead Poets Society’ Sean Maguire në ‘Good Will Hunting’ dhe shumë e shumë të tjerë.

Ai ishte fitues i pesë çmimeve Grammy, kishte gjithsej katër Golden Globes, dy Emmy dhe një Oscar./UBTNews

Exit mobile version