7 persona janë të dyshuar dhe akuzohen për vrasje me qëllim të Diego Armando Maradona.
Të akuzuarit janë mjekë që i erdhën në ndihmë Maradona-s përpara vdekjes së tij nga një atak kardiak në 25 nëntor të vitit të kaluar dhe do të paraqesin kundër akuzat drejt tyre në 31 maj.
Në fillim të këtij muaji, një panel ekspertësh mjekësorë konkluduan se puna e mjekëve ishte e “papërshtatshme dhe e mangët”.
Tani, nëse kjo ngjarje zbardhet, këta persona rrezikojnë të dënohen nga 8 deri në 25 vite burg.