Më 16 tetor 1958, Shqipëria u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Me 194 vende anëtare, UNESCO-ja mbron 1,223 pasuri botërore, dëshmi të rëndësishme të jetës dhe aktivitetit njerëzor gjatë shekujve.
UNESCO-ja ka për qëllim inkurajimin e identifikimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore në të gjithë botën. Sipas Konventës së vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore, disa vende janë vlerësuar me “vlerë të jashtëzakonshme universale” dhe duhen të bëhen pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.
Koncepti i Trashëgimisë Botërore është i jashtëzakonshëm për zbatimin e tij universale. Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO përkasin të gjithë popujve, pavarësisht nga vendndodhja e tyre.
Në listën e trashëgimisë botërore, Shqipëria ka 9 pasuri materiale dhe shpirtërore, të cilat përfaqësojnë bukurinë e kulturës dhe natyrës shqiptare. Ndër pasuritë e regjistruara në kujtesën botërore janë: Butrinti, i njohur për peizazhin e tij të larmishëm dhe artefaktet greko-romake; qyteti i Beratit, i njohur si qyteti i një mbi një dritareve për vlerat e tij arkitekturore; dhe Gjirokastra, qyteti i gurtë.
Pjesë e kësaj liste janë gjithashtu Liqeni i Ohrit, Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit), isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe tradita e transhumancës, e njohur si shtegtimi i bagëtive.
Me këtë rast, Shqipëria e vlerëson rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke u angazhuar për ruajtjen dhe promovimin e saj në nivel global./UBTNews/