UBT News

61 vjet nga transmetimi i parë direkt televiziv në SHBA

Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi.

Presidenti John Kennedy që kishte filluar nga detyra pesë ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për rreth 35 minuta.

Kjo ishte e para e shumë konferencave shtypi, të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni, që presidenti Kennedy mbajti gjatë më pak se tre vjetëve në detyrë.

Kennedy, i cili ishte 43-vjeç kur bëri betimin si president, ishte i qetë, plot besim në vete dhe mendjemprehtë në konferencat e drejtpërdrejta televizive të shtypit.

Ndihmësit e tij i shihnin këto konferenca shtypi si një mjet për të bërë të njohur popullin amerikan me cilësitë dhe aftësitë komunikuese të Kennedy. Transmetimet e këtij lloji në fakt e shtuan popullaritetin e presidentit amerikan.

Exit mobile version