UBT News

60% e japonezëve kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike

Përgatitjet për Lojërat Olimpike po hasin në pengesa, meqë sipas një sondazhi, 60% e japonezëve po kërkojnë që ato të anulohen, tre muaj para hapjes zyrtare të tyre.

Japonia ka zgjatur gjendjen emergjente në Tokio dhe vende të tjera deri në fund të majit meqë vendi po përballet me rritje alarmante të rasteve me COVID-19 për shkak të varianteve të reja dhe më ngjitëse.

Lojërat Olimpike, që u shtynë për një vit për shkak të pandemisë, pritet të fillojnë më 23 korrik, teksa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët thonë se masat do të respektohen.

Sipas sondazhit që u krye nga data 7-9 maj, 59% e japonezëve duan që Lojërat Olimpike të shtyhen, ndërsa 39% duan që ato të mbahen. Nga ata që duan që Lojërat Olimpike të mbahen, 23% thonë se duhet të zhvillohen pa shikues.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga deklaroi se i takon Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të vendos nëse do të mbahen Lojërat Olimpike këtë vit./UBTNews

Exit mobile version